Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë të famshëm kanë rrëfyer se janë prekur dhe vuajnë nga sëmundja “Lyme”, e shkaktuar nga pickimi i rriqrave.

Konkretisht, sëmundja “Borrelosis” ose ndryshe “Lyme” është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri “Borrelia burgdorferi”. Ky bakter transmetohet nga pickimi i rriqrave “Ixodes ricinus”.

Ky lloj i rriqrës jeton në zona të gjelbra, me dritë, ndaj që është e rëndësishme që të ndiqni rregullat themelore të higjienës pas çdo aktiviteti në natyrë.

Sëmundja nëse diagnostikohet herët, në shumicën e rasteve, trajtohet me antibiotikë.

Por cilat janë simptomat e dyshimta që nuk duhet të injorohen?

Simptomat e sëmundjes “Lyme” ndryshojnë dhe zakonisht ndodhin gradualisht, ku më karakteristike është një skuqje që shfaqet në trup brenda tre deri në tridhjetë ditë nga pickimi.

Skuqja është periferike dhe formon një shenjë të qartë, të dukshme, ( ngjan me formën e syrit), zmadhohet ngadalë ndërsa ditët kalojnë dhe zona ku ka ndodhur pickimi, mund të arrijë deri në 30 cm.

Zakonisht, ajo nuk shoqërohet me kruajtje dhe dhimbje, megjithëse mund të ndjeni se është e nxehtë kur e prekni.

Kjo skuqje, megjithëse është karakteristika kryesore e sëmundjes “Lyme”, mund të mos shfaqet vetëm në zonën e pickimit dhe ka raste të pacientëve që paraqesin këtë lloj shenje në më shumë se një zonë të trupit.

Simptoma të tjera të sëmundjes mund të përfshijnë ethe, të dridhura, lodhje, dhimbje në trup, dhimbje koke, ngurtësi në muskujt e qafës dhe nyjet limfatike të fryra, ndërsa, nëse simptomat e para nuk trajtohen menjëherë, ato mund të shkaktojnë probleme të rënda, neurologjike dhe kardiake,si çrregullim i rrahjeve të zemrës, probleme me sytë dhe mëlçinë.

Disa nga emrat e famshëm që kanë pranuar se vuajnë nga kjo sëmundje janë Richard Gere, Bella Hadid, Yolanda Foster, Crystal Harris, Avril Lavinge, Daryl Hall, Ben Stiller, Jane Alexander, dhe George Bush, Justin Bieber, etj. /tvklan.al