Shorti i UEFA Champions League ka dhuruar grupe interesante. Sfida më interesante pritet të jetë përballja mes Mess-it dhe Ronaldos pasi Juventus dhe Barcelona kanë rënë në një grup. Sëbashku me ta në grupin D janë edhe Dinamo i Kievit dhe Ferencvaros-i i Myrto Uzunit.

Kampioni në fuqi i Champions, Bayern, do të jetë në grupin A dhe sfida më e vështirë do të jetë ajo përballë spanjollëve të Atletico Madrid. Për galaktikët e Real Madridit shorti i dhuroi Interin, Shakhtarin e Donjeskut dhe Borusian e Mushengladbahut.

Manchester City është në grupin C sëbashku me Porton, Olimpiakosin dhe Marsejën. Të kuqtë e Liverpool-it do të përballen me Ajax-in, Atalantën dhe Midtjylland-in.

Grup i fortë edhe për francezët e PSG-së që do të përballen me Manchester United, Leipzig dhe Basaksehirin.  

Chelsea-t i rezervuan goglat grupin E sëbashku me Sevilla-n. Borusia e Dortmundit do të jetë në grupin F ku pritet të ketë sfidë të vështirë me Lazio-n. /tvklan.al