Cindy Marina është 21 vjeç. Ka lindur në Amerikë dhe përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2019, pasi u përzgjodh fituese në kompeticionin Miss Universe Albania 2019.

Konkursi i bukurisë Miss Universe 2019 u mbajt më 8 Dhjetor 2019 në Atalanta të SHBA. Cindy u rendit mes 20 vajzave më të bukura, në kompeticionin shumë të vështirë ku mori pjesë.

Ajo gjithashtu është pjesë e ekipit të Kombëtares së Volejbollit Shqiptar për femra, që prej vitit 2016. Cindy së bashku me të ëmën e saj, Kristina Nikolli, ishin të ftuara këtë pasdite në emisionin “Rudina”.

Mamaja e Cindy-t ka qenë një ndër volejbollistet më të mira në Shqipëri. E ka nisur karrierën në këtë sport, që në moshën 10-vjeçare dhe ka vazhduar të luajë deri në vitin 1991. Ka qenë e aktivizuar me profesionistët e Vllaznisë dhe ekipin Studenti. Me këtë të fundit ka arritur të shpallet ndër 10 sportistet më të mira.

E kam inkurajuar të luajë të gjitha sportet, por më shumë të merret me vollejboll. Edhe në fillim, nuk e ka pasur qejf dhe shumë vite më mbrapa e kam marrë vesh. Pasi u afirmua Cindy si vollejbolliste shumë e mirë, një ditë më pyeti: E di pse nuk kam dashur të luaja vollejboll, sepse kam kujtuar se nuk do bëhem aq e mirë sa ti”./tvklan.al