Çfarë ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar në Kroaci, nën rrënoja s’ka më të vdekur



Çfarë ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar në Kroaci, nën rrënoja s’ka më të vdekur

10:37 30/12/2020

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.4 të shkalllës Rihter ka lënë pas qindra banesa të shkatërruara dhe mijëra qytetarë të pastrehë. Deri tani raportohet  për 7 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit

Kreu i operacioni të kërkim-shpëtimit, Josip Granic, në një deklaratë sot në mëngjes u shpreh se gjatë natës kishin kontrolluar në 84 fshatra dhe zonat e goditura nga tërmeti i djeshëm dhe për fat të mirë nuk kishin gjetur askënd nën rrënoja ose në nevojë.

Gjetëm njerëz jashtë. Askund nuk është gjetur dikush nën rrënoja ose që të ketë nevojë për ndihmë emergjente. Kishim dy persona me duar të thyer, të cilët i dorëzuam në shërbimet e urgjencës mjekësore”, tha Granic për Radio Kroate.

Operacioni i kërkim-shpëtimit

Duke folur nga Petrinja, ai tha këtë mëngjes po dërgonte rreth 100 anëtarë për të vazhduar kërkimet nëse ka qytetarë që kërkojnë ndihmë.

Ai shtoi se shumë banorë janë ndihmuar me ushqime, batanije dhe mjete të tjera të nevojshme për të kaluar natën jashtë banesave të tyre.

Operacioni i kërkim-shpëtimit

Shumë ndërtesat  vjetra në qendër të qytetit Petrinja u shkatërruan dhe u dëmtuan. Tashmë ka nisur dhe inspektimi për të bërë bilancin e dëmeve, por raportet nga mediat vendase tregojnë se dëmet do jenë shumë të mëdha./tvklan.al






Të ngjashme