Së fundmi këngëtarja e famshme Rihanna është fotografuar nga paparacët para një lokali në Los Angelos, ku shihet me fytyrën e mavojsur dhe me syrin e nxirë. Fillimisht fansat kanë menduar se ajo është përfshirë në ndonjë sherr fizik, por këtë e ka hedhur postë menaxheri i këngëtares.

Ai ka treguar për “People” se këngëtarja është rrëzuar nga një skuter elektrik dhe ka pësuar disa fraktura në fytyrë dhe nuk janë serioze. Ajo ka filluar të mbledhë veten dhe të ndihet më mirë.

“Rihanna është shumë mirë tani. Ajo bëri aksident me një skuter elektronik javën e kaluar dhe u mavijos në ballë dhe në fytyrën e saj. Fatmirësisht ajo nuk ka plagë të mëdha dhe po shërohet shpejt”, u shpreh ai. /tvklan.al