Emisioni “Stop” ka mësuar nga burime të Ministrisë së Shëndetësisë se spitali privat “Sante Plus” ka aplikuar për licencë në Shqipëri dhe ka gati infrastrukturën për këtë.

Por në Kosovë e Maqedoni ky spital është mbyllur për parregullsi në punën e tij rreth kuadrit dhe pajisjeve që dispononte. Gjithashtu në këtë spital ka ndërruar jetë gjatë lindjes një grua 31-vjeçare.

Moderatori i emisionit “Stop”, Gentian Zenelaj u shpreh:

“Përgjithësisht, çfarë ka ngecur në botë, te ne ka ecur”.

Kamera e fshehtë shfaqi përgjegjësen e spitalit privat “Sante Plus” që pohoi se kanë aplikuar për licencë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se për një muaj do të hapet.

Qytetarja – Si kalon?

Përgjegjësja e Sante Plus

Si dukesh? Mirë?

Qytetarja – Jam Eda!

Përgjegjësja e Sante Plus –

Përshëndetje!

Qytetarja – Jam ajo vajza që folëm bashkë me sms, por ti nuk më ktheve, unë isha dhe atje.

Përgjegjësja e Sante Plus –

Po nuk të ktheva moj Eda se unë në ministri nuk vajta për qejf, vajta për punë.

Qytetarja – E di…

Përgjegjësja e Sante Plus –

Edhe nuk mundesha të parashikoja dot sesa do të zgjaste.

Qytetarja – E kam parasysh.

Përgjegjësja e Sante Plus –

Isha duke pritur tek departamenti juridik dhe sa mbarova punë, më thërriti drejtori këtu, për të printuar dokumentet, me ia dërguar ministrisë. Kaq! Është spital Turk, si koncept, investitorët…

 

Qytetarja – Ama janë shqiptarë?

Përgjegjësja e Sante Plus –

Turq! Këtë javë jam.., luftë… më ke kapur kot këtu.

Qytetarja – Domethënë, pas një muaji hapet? Mendova dhe atje te ministria, mos të të prishja punë se…

Përgjegjësja e Sante Plus –

Do më kishe prishur shumë punë!

Qytetarja – Vërtetë?

Përgjegjësja e Sante Plus –

Po!

Qytetarja – Pse?

Përgjegjësja e Sante Plus

Isha në bisedime e sipër për licencimin e spitalit, dosjet…

Qytetarja – Pse, akoma nuk e keni marrë?

Përgjegjësja e Sante Plus –

Të mbarojë ndërtimi, pastaj.

Qytetarja – Ah, ok!

Përgjegjësja e Sante Plus

T’i marrim gjërat me radhë!

Nga ana tjetër, edhe pse pa marrë ende licencën, Sante Plus ka shpallur ofertat e trajtimeve në Facebook, duke premtuar ndërhyrje dhe trajtime estetike./

tvklan.al