Më të shumta skandalet rreth personazheve të njohur

Personazhet e njohur që kanë qëndruar në krye të lajmeve për shkak të skandaleve të tyre, kanë qenë në fokus të kërkimeve më të shumta të këtij viti në Google.

Ashtu siç ndodhe në çdo fundvit, bëhet një rezyme e gjithë vitit, kush është artisti më i paguar, kush është kënga më e mirë, e sigurisht për çfarë kanë kërkuar njerëzit më shumë në Google?

Ndonëse shumë shprehen se nuk duan të kenë drama në jetët e tyre, rezulton e kundërta. Disa nga kërkimet më të shumta të këtij viti kanë të bëjnë me personazhet e njohur që kanë qëndruar në krye të lajmeve për shkak të skandaleve të tyre, që lidhen kryesisht me armiqësitë.

Nuk kishte si të mos ishte i pari në listë debati midis Youtube-rave, James Charles me yllin Tati Westbrook, apo tradhtia e Jordyn Woods me Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Duke bërë që këta emra të kenë shtuar jo pak interesin tek publiku.

Sidomos tradhtia e shoqes së ngushtë së Kylie Jenner me burrin e motrës së saj. Një lëmsh që u desh pak kohë të kuptohej, ndërkohë që ende Jordyn Woods, nuk pranon të ketë ndodhur diçka e tillë.

Kjo është cilësuar si tradhtia e dekadës dhe prandaj ky rast tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Klan Plus