Çfarë lidhje ka Di Maio me shqiptarët



Çfarë lidhje ka Di Maio me shqiptarët

23:34 23/11/2020

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, gjatë intervistës  së tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur edhe për marrëdhënien që ka me komunitetin shqiptar në Itali.

Ai tregoi një histori personale me një djalë të ri shqiptar, Alketin, që ka qenë miku i ministrit dhe që e ka votuar kur ka nisur të merret me politikë në universitet.

Por jo vetëm Alketit… Di Maio tha se një pjesë e historisë i kushtohet atij dhe mbështetësve të tjerë nga komuniteti i studentëve shqiptarë në universitetin e Napolit.  

Nga ana tjetër kemi edhe një komunitet të gjerë shqiptar në Itali. Disa prej shtetasve shqiptarë kanë krijuar ndërmarrjet e tyre në Itali, kryesisht sipërmarrje të vogla e të mesme. Cila është ecuria e komunitetit shqiptar në Itali? Pjesa më e madhe e tyre kanë edhe shtetësi italiane.

Komuniteti shqiptar është integruar më së miri si në aspektin social ashtu dhe në atë ekonomik. Ne jemi shumë krenarë për këtë komunitet. Mund t’ju them gjithashtu se kur nisa të merrem me politikë në universitet, një prej zgjedhësve të mi më të mirë ishte një miku im shqiptar, me emrin Alket, një avokat i cili kishte studiuar në Universitetin “Federico II” të Napolit. Pra një pjesë e historisë sime politike i kushtohet dhe atij, mbështetjes së tij dhe i të gjithë komunitetit të studentëve shqiptarë që studionin në Napoli.  

Në fillimet?

Po në fillim./tvklan.al






Të ngjashme