“Miss Globe 2019”, e ftuar në studion e “Rudina”

“Miss Globe 2019”, u zhvillua mbrëmjen e së hënës në qytetin e Ulqinit. Ajo që rrëmbeu kurorën e ketij kompeticioni ishte nje bukuroshe nga Meksika, e cila arriti të shkëlqejë me bukurinë e saj mes 58 vajzave, nga 58 vende të ndryshme të botës që morrën pjesë.

Në programin “Rudina” në Tv Klan, për të folur edhe më shumë për këtë event të veçantë të bukurisë ka qenë i ftuar producenti dhe regjisori që bëri të mundur këtë konkurs bukurie, Petri Bozo. Ai ka qenë i shoqëruar nga Miss Mexico, Alejandra Diaz Leon Soler-Miss Globe 2019, Miss TrinidadTobago, Carla Jean Lares-Shoqëruesja e parë e Miss Globe, Miss USA, Patricia Ancheta që ishte fituesja e çmimit të publikut dhe Miss Irani, Marral Kreijkes.

Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime. Ka qenë hera ime e parë dhe Shqipëria është vërtet e bukur, jo vetëm si vend, por edhe njerëzit janë shumë të mirë”, shprehet Miss Globe 2019.

Eventi i bukurisë përcjell në 50 vende të botës bukuritë natyrore të Shqipërisë, pasi Miss-et shëtisin në vende të ndryshme, ku ato njëkohësisht janë promovuese shumë të mira të vendeve të njohura historike, kulturore apo tradicionale.

Është shumë relative gjykimi i të bukurës, por në astin e Alehandrës është bërë edhe një e mirë e madhe, sepse nga informacioni që mora nga drejtori i vet nacional tha: Është dhurata më e mirë që i është bërë vendit, sepse për herë të parë në gjithë historinë e garave të bukurisë botërore, Meksika sjell një kurorë në shtëpi. Domethënë në asnjë kompeticion tjetër, as në garat më të ulëta, si të thuash në nivel bukurie nuk kanë patur mundësinë të kurorëzohen me një fituese”, tregon Bozo.

Edhe këtë vit, Petri Bozo u kujdes që t’i shëtiste bukuroshet në disa vende si: Podgorica, Tivati, Tivari, Kotorin dhe Cetinën, me qëllim promovimin e potencialeve turistike.

Ne kemi filluar të ndërtojmë një strategji për të prekur të gjitha vendet e Ballkanit Jugperëndimor, por edhe për faktin sepse në një kompeticion të tillë, ku vijnë shtetet nga pesë kontinentet është shumë e nevojshme dhe raporti i bashkëjetesës që ne kërkojmë nga të gjitha vendet bashkë. I vendosëm edhe një simbiozë shumë të fortë këtë vit, për të mbrojtur planetin, pra për të dhënë një suport maksimal në ruajtjen e ekologjisë së planetit tonë”, shprehet më tej Bozo.

Në këtë kompeticion, vendi jonë përfaqësohej nga Miss Shqipëria 2019, bukuroshja 23-vjeçare, Klea Bushi. E veçanta e këtij viti ishin tre vajzat shqiptare të cilat përfaqësuan jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën dhe Greqinë në këtë konkurs.

Këtë vit eventi shënoi pjesëmarrjen më të madhe të shteteve në 16 vite organizim. Kompeticioni i bukurisë u zhvillua me moton për një planet të gjelbër, ndërsa në rrjetet sociale do t’i bashkëngjitet hashtagu “NoPlanetB”.

Këtë vit realisht kishim prezencë në nivel shumë të lartë, edhe në përgatitjet që janë bërë, edhe insistimin për të qenë protagoniste shumë shtete. Ato e bëjnë pastaj dhe i japin atë shkëlqimin gjithë eventit, sigurisht. Vendi që u bë, ishte një vend spektakolar se dukej sikur ishim në Miami. Dekoruam gjithë plazhin me gjithë flamujt e botës, me ca shtylla të bardha që dukej shumë bukur, sidomos gjatë ditës që frynte erë dhe ishte një gjë e paimagjinueshme”, tregon producenti. /tvklan.al