Më 5 Korrik, UNESCO vendosi që në mbrojtjen e saj të marrë liqenin e Ohrit dhe gadishullin e Linit. Jo vetëm kaq, pasi territori i përfshirë në listën e mbrojtur të trashëgimisë botërore, si natyrorë dhe kulturorë është më i madh. Një sipërfaqe prej 16 mijë hektarësh që nis nga Gradishta dhe përfundon te Mali i Thatë.

Vendosja nën mbrojtje e pjesës së mbetur të liqenit të Ohrit, pasi ajo në Maqedoninë e Veriut është në UNESCO prej 40 vitesh, është një rast specifik.

Në aspektin ekonomik, të qenit në UNESCO do të thotë më shumë të ardhura nga turizmi. Përveç kësaj kishe të mesit të shekullit të VI, gjenden edhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore, siç janë strukturat e një grumbulli banesash prehistorike apo gjurmë të kalasë së Pogradecit.

Tv Klan