Hazal Kaya, aktorja e njohur turke edhe në vendin tonë nga roli i Nihal në serialin “Dashuri e Ndaluar”, së fundmi është pjesë e një filmi të ri. Në rol kryesor është edhe aktori i famshëm, Onur Tuna, të cilin do e shihni në serialin “Doktori i Mrekullive” shumë shpejt në Tv Klan.

Javën e tjetër nisin xhirimet për filmin “Çfarë mund të bëj?”, por në një intervistë për mediat turke Tuna është përgjigjur disa pyetjeve mes tyre edhe nëse diferenca e gjatësisë mes dy aktorëve ishte një problem apo jo.

“Mezi po pres të punoj me Hazal, kombinimi i energjive tona dhe besimi që publiku ka tek ne janë sukses në këtë projekt”, ka treguar Onur Tuna.

Pjesë e filmit janë edhe aktorët Nur Fettahoglu (Sulltanesha Mahidevran), Selin Şekerci (Ajhan te Dashuri Bardh e Zi) dhe shumë të tjerë si Enis Arikan, Cem Belevi dhe Elçin Afacan./tvklan.al