Një shef policie u arrestua të martën në Itali pasi tentoi të implikonte komandaten e tij duke i vendosur asaj kokainë në makinë, pasi kjo e fundit nuk dha aprovimin që ai të qëndronte në detyrë.

Salvatore Furci, aktualisht shef policie në një komisariat lokal në Trezzano sul Naviglio pranë Milanos, kishte fituar në një konkurs të drejtën për t’u emëruar shef trafiku në një qytezë tjetër pranë Milanos, në Corbetta.

Por ai nuk e kaloi periudhën e provës, edhe falë vlerësimeve negative nga oficerja e tij komanduese, Lia Vismara.

E si hakmarrje ai i dha detyrë bashkëpunëtorit të tij shqiptar që të vendoste disa doza kokaine në makinën e saj, tha policia të martën. Shqiptari Mariglen Memushi u vu gjithashtu në pranga./tvklan.al