Reagime pas marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë

Faik Gërbeshi është drejtues i trenave në stacionin hekurudhor në Fushë-Kosovë që nga viti 1985. Ai kujton me nostalgji kohën kur ishte vlugu i qarkullimit të trenave nga viti 1985 deri në luftën e fundit në Kosovë. Thotë se vetëm në linjën Prishtinë-Beograd ka qarkulluar treni 7 herë në ditë.

Ai thotë se nuk kanë munguar as linjat hekurudhore ndërkombëtare. Linja hekurudhore Prishtinë-Beograd ishte ndërprerë në vitin 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë, derisa menjëherë pas luftës ishte rikthyer linja hekurudhore deri në kufi me Serbinë e që administrohej nga UNMIK-u, por kishte funksionuar deri në vitin 2008.

Ndërsa sot janë funksionale vetëm dy linja hekurudhore, ajo Fushë Kosovë-Shkup dhe Fushë Kosovë-Pejë. Gërbeshi i gëzohet marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd duke shfaqur shpresën se kjo do t’i hapë rrugë dhe linjave të tjera ndërkombëtare hekurudhore.

“Marrëveshja për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd është nënshkruar në Mynih të Gjermanisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Richard Grenell”.

Tv Klan