Specialistët: Në rast riinfektimi sëmundja kalohet lehtë

Të gjithë ata që kanë kaluar Covid-19 krijojnë imunitet dhe në rast riinfektimi e kalojnë shumë lehtë infeksionin.

Mjeku Alban Ylli tha se tashmë në Shqipëri virusi po qarkullon masivisht dhe shumica e popullatës po krijon antitrupa.

“Ajo që dihet është që e kalon me lehtë pasi ka antitrupa”.

Por imunizimi është i ndryshëm në popullatë.

“Ai që e kalon më lehtë ka më pak antitrupa, imunitet më të dobët në vijim”.

I pyetur nëse janë shqetësuese shifrat e rritura të rasteve me koronavirus në vend, mjeku Alban Ylli thotë se kjo situatë më shifra të larta pritet të zgjasë edhe në muajt në vijim.

Tv Klan