Sipas një studimi të bërë, ekspertët thonë që për ata të cilët nuk konsumojnë alkool përfitimet përfshijnë më shumë energji, gjumë më të mirë, humbje peshe dhe lëkurë të shëndetshme. Pra është kaq shumë transformues.

Por çfarë ndodh kur hiqni dorë për herë të parë nga alkooli? Çuditërisht, sipas ekspertëve, para se të ndiheni mirë ju do të ndiheni keq.

Gjumi mund të ndërpritet fillimisht, pasi truri duhet të përshtatet të bjerë në gjumë pa alkool. Ju gjithashtu mund të përjetoni dëshira ose ndryshime të humorit, pasi truri juaj fillon të ribalancojë dopaminën.

Kjo e fundit ndodh sepse kur konsumojmë, alkooli e mbingarkon trurin me dopaminë, i njohur ndryshe si “hormoni i ndjenjës së mirë”, kjo ndodh edhe kur lëmë duhanin, nivelet e dopaminës bien.

Për fat të mirë, asnjë nga këto nuk do të zgjasë. Brenda javës së parë gjumi fillon të stabilizohet, me rikthimin e cikleve më të thella. Nivelet tuaja të energjisë përmirësohen dhe mëlçia juaj do të fillojë të rigjenerohet nëse ka nevojë.

Në 2 deri në 4 javët e para, mund të keni një mendim më të qartë, tretje më të mirë dhe ankth të reduktuar, pasi inflamacioni në trup zvogëlohet dhe humori juaj do të rritet.

/tvklan.al