COVID-19 ose i njohur si koronavirusi i ri ka shkaktuar frikë në të gjithë globin. Të gjithë i frikësohen rastit të një pandemie. Por çfarë ndodh nëse godet pandemia e koronavirusit?

Pandemia shpallet kur një sëmundje infektive rrezikon të përhapet njëkohësisht në vende të ndryshme të botës dhe BBC, duke cituar ekspertë të shëndetësisë, shkruan se rastet në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali flasin për një fazë fillestare të saj.

Disa njerëz mendojnë se nocioni pandemi do të thotë që të mbyllen kufijtë, ndërtohen mure, të anulohen të gjitha fluturimet dhe të vihen në karantinë shtete të tëra. Mirëpo kjo është e gabuar.

Tentativa për të kontrolluar një virus mund të ngadalësojë përhapjen dhe të marrë kohë për t’u përgatitur, por nëse ndodh që të ketë pandemi, sipas përkufizimit do të thotë që ka dështuar mbajtja nën kontroll. Në këtë mënyrë, të tjera tentativa për ta mbajtur të kontrolluar virusin do të jenë të pakuptimta, madje edhe kthehen kundër.

Në këtë fazë, fokusi kalon nga kontrolli tek lehtësimi. Kjo do të thotë që të ngadalësohet shpërndarja e virusit në një popullatë në të cilën ka zënë rrënjë. Kjo realizohet me masa individuale, si larja e duarve dhe masa kolektive, si “distancat”, pra anulimi i eventeve ku ka masa njerëzish etj.

Nëse pandemia lëviz ngadalë atëherë edhe kërkesa për të marrë shërbim shëndetësor do të jetë e ulët, rreziku për ato sisteme që mbipopullohen do të ulet dhe në këtë mënyrë numri i njerëzve që do të përfitojnë nga krijimi i një vaksine të jetë më i lartë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se është herë shpallja e pandemisë në këto momente, por ekspertët bëjnë thirrje për përgatitje./tvklan.al