Ju ka ndodhur ndonjëherë që gjuha t’iu bëhet e zezë, si rasti në foto? Diagnoza zyrtare për këtë rast është “qime të zeza në gjuhë”. Ngjyra në këtë rast ndryshon nga përdorimi i antibiotikëve. Një shembull i tillë i ka ndodhur një gruaje, e cila ishte plagosur në këmbë gjatë një aksidenti. Mjekët i dhanë dy antibiotikë për infeksionin që kishte pësuar në këmbë.

Mirëpo ajo vuri re një shije të keqe në gojën e saj gjatë përdorimit të antibiotikut. Pavarësisht se sa e rëndë mund të duket në foto, situata nuk është dhe kaq tragjike. Studiuesit thonë se ky fenomen është i padëmshëm dhe zgjat pak. Megjithatë, qimet e zeza në gjuhë mund t’iu shkaktojnë bezdisje në frymëmarrje, t’iu lënë një shije të keqe apo të çuditshme në gojë. Mjekët këshillojnë që nëse prekeni nga një rast i ngjashëm, atëherë duhet të kujdeseni më shumë për higjienën e gojës. Brenda katër javëve, gjuha do të kthehet përsëri në normalitet.

Meshkujt zakonisht janë më të prirur të preken më tepër nga gjuha e zezë. Përveç antibiotikut, kjo ndikohet edhe nga pirja e duhanit, nga konsumi i tepërt i kafes apo alkoolit. Qimet e zeza që iu dalin në gojë zakonisht nuk kërkojnë ndonjë trajtim mjekësor. Gjendja përmirësohet kur reduktoni përdorimin e kafes, alkoolit apo produkteve të tilla të ngjashme. Megjithatë, rekomandohet të konsultoheni me mjekun nëse ngjyra e gjuhës nuk është rikthyer në normalitet nëse keni larë rregullisht dhëmbët.

/tvklan.al