Çfarë ndodhi me Instagramin e Venera Lumanit?

Çfarë ndodhi me Instagramin e Venera Lumanit?

18:43 04/11/2019

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Venera Lumani ra pre e një mashtrimi në internet dhe i vodhën profilin në Instagram. Por, më pas e rifitoi sërish pas ankesës që kishte bërë se profili i saj zyrtar po keqpërdorej.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Venera ka treguar peripecitë që kaloi me këtë incident. Ajo thotë se gjithçka nisi kur vendosi fjalëkalimin që iu kërkua në një link.

Por, në fakt gjithçka një mashtrim dhe ra pre e një hakeri. Venera dyshon se ky haker ishte turk, por bashkëpunonte edhe me shqiptarë.

“Është thjesht një gabim i imi, mendoj unë, që duhet të tregohesha pak më e kujdesshme. Por isha aq shumë e lodhur nga një natë përpara në koncert, saqë kur u zgjova në mëngjes më kishte ardhur një email i cili më kërkonte që të verifikoja edhe njëherë Instagramin tim për shkak të copyrights, edhe klikova një link i cili më kërkoi të shkruaja emrin tim edhe passwordin. Nga ky moment mua m’u shkëput çdo gjë, s’kisha akses fare. Ka qenë një muaj goxha stresues për mua sepse kisha telefonata të ndryshme nga njerëz që pretendonin se do më ndihmonin. Nga ana tjetër mendonin gjëra të këqija. Ka qenë një periudhë goxha stresuese, por që unë arrita ta rifitoj.

Besoj që ka një lidhje mes shqiptarëve dhe një hakeri që ishte turk. E kam rikthyer vetë. I kam ndjekur të gjitha hapat që duhet bërë për të rikthyer një account të hakuar edhe e kam rikthyer. Nga Facebook-u im u rikthye dhe Instagrami. Disa më kanë ndihmuar, disa të tjerë pastaj më kanë futur edhe më thellë. Kam frikën e kësaj se mos ndoshta kishin kontakt me hakerin kryesor”, ka sqaruar Venera. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi