Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani ka sjellë një projekt të ri muzikor të titulluar “Sa sytë e mi”.

Videoklipi është xhiruar në Fishtë të Lezhës. Në videoklip shfaqet dhe vajza e saj Sindi e cila është pjesë e xhirimeve.

Manjola Nallbani ka qenë e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur më shumë rreth këtij projekti. Ajo zbulon se në një skenë ka veshur këmishën e bashkëshortit të saj, Sokolit.

“Unë e kam shumë në stilin tim këmishën e bardhë dhe xhinset i kam veshur gjithë jetën, i pëlqej shumë. Edhe kur po diskutonim për këtë pjesën këtu të dhomës, u mora me fustanet edhe kur u kujtova, thashë të marr unë atë këmishën e bardhë. Hapa dollapin e Sokolit, pashë 25 këmisha të bardha edhe e mora njërën që më zuri dora. Thashë po marr dhe çizmet, edhe xhinset. Ishte një veshje që kështu ishte menduar, por prapë së prapë sepse u rregullua momentin e fundit”.

Edhe pse u shfaq me këmishën e tij, Manjola thotë se bashkëshorti rrallë i bën komplimente.

“Bën sikur e shikon gjënë dhe mos prit ndonjë kompliment të madh… Domethënë, po të jetë puna për të korrigjuar është i pari, po të jetë për komplimente sikur i ka ato fjalët me lekë. Nuk është se marr ndonjë kompliment të madh për detajet”.

Por, gjatë xhirimeve të videoklipit, ka patur edhe momente gazmore. Patat filluan të ndiqnin nga pas Manjolën kudo ku shkonte ajo.

“Ato patat e di si më duken mua? Si krushqit dikur kur shkonin në dasmë, si krushka të gjitha. Po edhe gjithë gusto, nuk shkojnë tek çunat, mbas meje vijnë. Këto janë patat e Mrizit që i kanë aty gjithmonë. I gjithë ky ambient ka gjëra kaq të veçanta”. /tvklan.al