14 gëzhoja gjeti policia në zonën e Kinostudios në Tiranë, aty ku rreth mesnatës tre të rinj mbetën të plagosur me armë zjarri. Paraprakisht dyshohet se përplasja nisi në një pikë bastesh dhe vijoi më pas me armë në rrugë.

Të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mbetën Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, Juxhin Mumajesi, 24 vjeç dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

Ata u dërguan në spital dhe zyrtarisht policia tha se dy prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, burime për

ABC News

nga spitali u Traumës konfirmojë se Durollari ndodhet në reanimacion, në gjendje kritike për jetën.

Për ngjarjen janë shoqëruar rreth 20 persona. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Tiranës tha se nuk ka ende asnjë të arrestuar për ngjarjen apo për motivet e saj.

Një nga pistat që po heton policia është influenca për të pasur treg në fushën e lëndëve narkotike, kryesisht në zonën e Kinostudios.

/tvklan.al