Gjatë 24 orëve të fundit, në Portin e Durrësit janë goditur dy raste të paligjshme, ajo e trafikut të drogës dhe e falsifikimit të dokumenteve.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve në vijën e dytë nga autoritetet portuale, në kabinën e një kamioni u gjetën dhe sekuestruan 5.3 kg kanabis. Në pranga ra 31-vjeçari me iniciale T.H., shoferi i kamionit. Policia e Durrësit thotë se ka shpallur në kërkim një person tjetër me iniciale E.H.

Në rastin e dytë u arrestuan në flagrancë tre persona të huaj me dokumente të falsifikuara, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme. Të arrestuarit janë V.E. 30 vjeç nga Turqia, S.A. 43 vjeç nga Turqia dhe 32-vjeçarja R.A. nga Filipinet. Ata akuzohen për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave. /

tvklan.al