Çfarë ndodhi para vendimit të Meghan dhe Harry

Çfarë ndodhi para vendimit të Meghan dhe Harry

20:14 11/01/2020

Duka dhe Dukesha e Sussex u ndjenë të mënjanuar nga familja mbretërore, pasi iu tha se nuk do të kishin më role të rëndësishme.

Sipas një miku të çiftit, Meghan dhe Harry mësohet se u njoftuan ndërkohë që ndodheshin në Kanada, se fokusi i familjes mbretërore në të ardhmen do të ishte tek ata që kryesonin listën e trashëgimtarëve.

Buckingham Palace reagoi shpejt për të shuar dyshimet se u kishte treguar derën çiftit, duke insistuar se ata ishin në zemër të planeve në të ardhmen e familjes mbretërore, përpara deklaratës së tyre befasuese se do të tërhiqeshin nga jeta publike.

Planet e Harry dhe Meghan u bënë të ditura me anë të një deklarate të publikuar të mërkurën, që sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, tronditi Mbretëreshën dhe lëndoi shumë të tjerë në familjen mbretërore.

Tom Bradby, mik i çiftit, duke folur në një program televiziv të ITV, tha: “Gjatë kohës që nuk ndodheshin këtu, atyre iu bë e qartë se do të kishte një zvogëlim të monarkisë dhe ata nuk do të ishin pjesë e saj. Në këndvështrimin e Harry-t dhe Meghan kjo përkthehej se po i linin jashtë saj”.

Megjithatë, The Times raportoi se zyrtarë të pallatit kishin theksuar se Harry dhe Meghan kishin qenë gjithnjë në qendër të planeve të monarkisë.

“Nuk besoj se mund të gjendet një provë e vetme që mund të tregojë se po i largonin, apo po i bënin të ndiheshin jo të mirëpritur. E ardhmja e monarkisë i ka pasur gjithnjë pjesë të planeve Sussex-ët“, tha një burim për The Times.

Bisedimet për rolet e Dukës dhe Dukeshës në të ardhmen në familjen mbretërore nisën orët e para të së premtes, me insistimin e Mbretëreshës Elizabeth, pasi u raportua se kjo e fundit kishte kërkuar nga zyrtarët një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

Në një sondazh të opinionit publik të realizuar nga Daily Mail, rezultoi se 76 përqind e britanikëve besojnë se Harry dhe Meghan duhet të sakrifikojnë mbrojtjen e tyre nga Policia Metropolitane, pasi u tërhoqën nga rolet mbretërore. Rreth 73 përqind tha të njëjtën gjë edhe për paratë e taksapaguesve që shkojnë për masat e sigurisë për ta. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi