Nata e 12 e Love Story ka pasur tre takime, në tre qytete të ndryshme, jo vetëm për të zbuluar ndjenjat mes Saimirit dhe vajzave, por edhe për të zbuluar një pjesë të panjohur të Shqipërisë. Meri ka udhëtuar në Gjinar të Elbasanit, ku gatoi për Saimirin drekën që ia kishte premtuar, duke marrë edhe komplimente për një pëlqim të pritshëm.

Redona dhe Saimiri kaluan një ditë plot adrenalinë në kodrat e Liqenit Artificial, në fund të të cilit kanë shijuar një piknik. Xhesi e kishte ftuar Saimirin në Shkodër, në qytetin e saj të lindjes, duke i zbuluar atij shumë sekrete të vendit ku është rritur.

Ndërkaq, ashtu siç edhe premtuar Saimiri dha verdiktin e tij për Enxhëll, duke shpjeguar se vendosi të respektojë më shumë vajzat e mbetura, në krahasim me rikthimin e Enxhëll.

Për Flavian rrugëtimi në Love Story përfundoi pak para ceremonisë së trëndafilave, ku ajo vendosi të largohet nga programi, duke lënë Generdën, Redonën, Xhesin dhe Merin të garojnë për zemrën e Saimirit.

Ndërsa në program kanë mbetur vetëm katër vajza, producentet Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kanë rezervuar shumë surpriza në netët që po afrojnë pranë finales. Emocionet e Love Story vazhdojnë çdo ditë në kanalin zyrtar të RTV Klan në YouTube dhe në Klan Plus në orën 18:20.

Tv Klan