Çfarë nuk duhet të konsumoni kur keni stomakun bosh

Çfarë nuk duhet të konsumoni kur keni stomakun bosh

22:13 28/09/2019

Të gjithë e dinë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por e dinit që nuk mund të konsumoni çfarë të doni? Fatkeqësisht janë shumë të paktë ata që e dinë se çfarë ushqimesh nuk duhen konsumuar me stomakun bosh.  Prandaj po ju listojmë se cilat ushqime duhet të evitoni në mëngjes.

  • Domate

Edhe pse domatet janë të pasura me vitaminën C dhe vlera ushqyese, duhet të shmangen në stomakun bosh. Acidi tanik që është i pranishëm te domatet rrit aciditetin në stomak, duke shkaktuar probleme me gastritin. Ndaj personat që kanë probleme me ezofagun dhe ulçerën duhet të shmangin agrumet.

  • Pije të gazuara

Pijet e gazuara me stomakun bosh shkaktojnë fryrjen e këtij të fundit, por edhe probleme më të rënda.  Konsumimi i tepërt i këtyre pijeve rrit aciditetin në stomak, i cili mund të jetë shkaktar i kancerit të ezofagut. Kështu që mendohuni mirë para se të porosisni ujë ose pije të gazuara.

  • Brumi

Kur jeni vonë gjithmonë merrni ushqimin e parë që gjeni gati dhe e konsumoni. Por ushqimet që përmbajnë maja nuk janë të mira për stomakun tuaj, pasi e fryjnë atë.

  • Ushqime pikante

Konsumimi i ushqimeve pikante do të irritojnë stomakun tuaj, duke shkaktuar dhimbje, reaksion dhe probleme me tretjen. Hudhrat, specat djegës dhe xhinxheri janë shembuj të ushqimeve pikante.

  • Ëmbëlsira

Sheqeri mund të tretet lehtë, por kur hyn në stomakun bosh, trupi i njeriut nuk mund të sekretojë mjaftueshëm insulinë për të ruajtur nivelet normale të gjakut. Sheqeri mund të prishë ekuilibrin e acidit dhe alkalinës. Ndërsa personat që vuajnë ose rrezikojnë nga diabeti, duhet t’i shmangin patjetër ëmbëlsirat.

  • Kosi

Kosi është plot me baktere të acidit laktik, të cilat ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, por ato bëhen joefektive nga aciditetiti i stomakut bosh. Kosin duhet ta hani 1-2 orë pas përfundimit të vaktit.

  • Dardha

Dardhat përmbajnë fibra të papërpunuara dhe kur konsumohen me stomakun bosh, dëmtojnë mukozën dhe shkaktojnë dhimbje në stomak. Këshillohet të shoqërohen me drithëra ose tërshërë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT