Nëse jeni një marrëdhënie mund të tundoheni të ndani fjalëkalimet ose PIN-et tuaja me partnerin tuaj, por një studim i ri ka paralajmëruar rreziqet e kësaj tendence në rritje.

“Cyber Discovery” zbuloi se rreth gjysma e të rinjve ndajnë fjalëkalimet ose PIN-et me partnerin, duke i ofruar mundësinë për t’ua vjedhur më vonë. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 57% e njerëzve i besojnë miqve dhe familjes me të dhënat et yre personale, aq sa i besojnë dhe bankës së tyre.

Krijuesi i “Cyber Discovery”, James Lyne tha:

“Të rinjve iu është mësuar që në moshë të vogël që të kenë kujdes nga rreziqet e huaja, por shpesh përqëndrohen aq shumë te armiqtë saqë harrojnë të mendojnë për miqtë dhe partnerët e tyre kur bëhet fjalë për sigurinë në internet”.

Ai shpjegoi se shoqëritë dhe marrëdhëniet në çift ndryshojnë gjatë gjithë jetës, por ato që fillojnë në moshë të re janë më të ndjeshme ndaj ndarjeve të këqija dhe mosmarrëveshjeve.

“Ne duhet t’u mësojmë të rinjve rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe rrezikun e ndarjes së tyre me partnerët ose miqtë, pasi kjo do të mundësojë një mbrojtje më të mëdha në sigurinë e tyre në jetë”

, shtoi Lyne.

Studiuesit krijuan një udhëzues për të rinjtë se çfarë duhet të bëjnë për të mbrojtur sigurinë e tyre në internet.

  • Mos ndani të dhënat personale me miqtë ose partnerët. Marrëdhëniet mund të jenë të shkurtra, ndërsa informacioni personal mund të zgjasë përgjithmonë.
  • Mos përdorni kurrë si fjalëkalim emrin e muzikantit apo atletit të preferuar, datëlindjen tuaj, emrin e kafshëve tuaja etj.
  • Krijoni fjalëkalime të ndryshme për faqe të ndryshme.
  • Përdorni një fjalëkalim të ndërlikuar.
  • Ndryshojini fjalëkalimet rregullisht, rekomandohet të paktën 2 herë në vit.
  • Krijoni një fjali si fjalëkalim, por që të ketë kuptim dhe t’ju kujtohet kollaj.
  • Mos i shkruani fjalëkalimet, por mbajini fortë në memorje./

    tvklan.al