Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta teksa dy konkurrente, Klea dhe Juli nuk morën trëndafil nga Saimiri.

Ndërkohë, në programin e përditshëm “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, vajzat janë pyetur para se të ngjiteshin në skenën e këtij ‘reality dating shoë’, se cilat kanë qenë emocionet e përjetuara gjatë javës, si dhe për komentet e opinionet që kanë marrë nga të afërmit apo ndjekësit në rrjete sociale.

Kësaj here ka qenë Kejda ajo që ka evidentuar një sjellje neutrale të Saimirit me të gjitha konkurrentet.

E pyetur për 33-vjeçarin në lidhje me afrimitetet e krijuara, bukuroshja ka pohuar në një farë mënyre edhe mendimin e Vivien, e cila gjithashtu u shpreh se edhe pse e ka takuar disa herë Saimirin, sërish nuk ka mundur të zbulojë diçka nga karakteri i tij.

“Ai është një tip që nuk të lë të kuptosh shumë, se çfarë mendon ndryshe për mua dhe ndryshe për një vajzë tjetër. Është shumë neutral në sjelljen e tij”, ka thënë Kejda.

Një mendim të tillë kanë pasur edhe vajzat e tjera konkurrente, të cilat e kanë përmendur këtë “mos-reagim” të Saimirit. Majde sjellja e tij neutrale është vënë në dukje edhe nga opinionistët e “Love Story”, Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj.

Më tej, Kejda ka dhënë mendimin e saj edhe për dy vajzat që kanë gjasë të eleminohen, teksa ka përmendur edhe veten.

“Vajzat që mendoj se kanë më pak kimi janë Nensi dhe ndoshta unë, nuk e di”, ka deklaruar bukuroshja para nisjes së spektaklit të natës së dytë.