Edhe pse u njoh nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita e Gruas e ka zanafillën në fillim të shekullit të 20, kur nisën protestat për punë në Amerikën e Veriut dhe Europë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, anëtarët e lëvizjes së grave në Rusi, festuan Ditën e parë të Gruas më 8 Mars 1913 për të protestuar luftën. Një vit më vonë, në të njëjtën datë, gratë në të gjithë Europën u mblodhën në tubime për solidaritet.

Pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse të gjithë shtetet filluan ta përdornin 8 Marsin, si ditën e të drejtave të grave. Më shumë se një shekull më vonë, më 8 Mars mbahen evente dhe marshime të pafundme për të kremtuar arritjet e grave dhe për të luftuar për barazi.

Për këtë vit, tema e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është #ChooseToChallenge, zgjidh të sfidosh, që kërkon t’i inkurajojë gratë të përfshihen në sfida pasi prej tyre vjen ndryshimi.

Klan News