Vajzat kundër Kristit: Ai po ofendon vetëveten, të sillet me maturi

Gjestet e Kristit në spektaklin e së hënës kanë nervozuar vajzat e Love Story. Gjatë emisionit të sotëm në Love Story Talk, të gjitha konkurrentet janë shprehur kundër fronistit edhe pse disa prej tyre e kanë kuptuar deri diku, duke thënë “ai kështu është”.

Por Kristi edhe pse ka pasur kundër të gjitha vajzat sërish ka këmbëngulur duke thënë se gjeste t e tij me gishtin e madh të dorës nuk duhet të merren si ofendim.

Kristi: S’ka lidhje me negativitet. Ne duhet të marrim parasysh që fakti që t’i vjen në një program televiziv nuk meriton automatikisht respekt. Ti mund të vish në një program televiziv dhe…

Xheni: Ti sapo the që në momentin që vjen në një program televiziv nuk është me patjetër respekti apo jo?

Eni Shehu: E marrim me radhë, ju vajza ndjeheni të ofenduara?

Xheni: Unë nuk kam pse të ndihem e ofenduar nga një person ofendon vetëveten.

Sellma: Unë i them fronistit që në radhë të parë të sillet me maturi dhe respekt kundrejt emisionit dhe pastaj kundrejt gocave, sepse ky është një emision të rriturish dhe ti e kthen në një emision fëmijësh me gjestet që bën. E dyta dhelpra kur nuk e kap dot rrushin kështu verpon.

Anxhi: Duke njohur tipin e Kristit, jo se mora një po, por dhe nëse do të kisha marrë një jo nuk do isha ndjerë e ofenduar, pasi Kristin e kemi njohur deri tani dhe këto gjëra nuk është se tregojnë mos respekt.

Liljana: Ai ka mënyrën e tij për të bërë gjërat.

Xheni: Dhe kur të nxjerr gishtin e mesit kështu do jetë çështje respekti.

Kleona: Unë mendoj që Kristi i bëri ato gjeste për ato që mendon ai se e meritojnë.

Kristi: Unë një gjë nuk kuptoj pse gishti okej kishte problem, ndërsa ndryshe ka problem.

Xheni: Janë të dyja.

Klaudia 2: Mua mu duk sikur ishim në një konkurs.

Klaudia 1: Unë faktikisht nuk e kuptoj, pasi jashtë është shumë ndryshe ato gjeste janë lojë.

Nga ana tjetër kundër fronistit ka qenë dhe publiku, në videon ku ai shfaqet duke bërë gjeste kundër vajzave shumë komentues kanë reaguar kundër tij madje kanë kërkuar dhe largimin e tij nga emisionit.

Garë mes fronistëve? Daniela: Kristi është vagoni më i shkatërruar i trenit të Xhonit

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është diskutuar mbi arsyen se pse Kristi kërkon të dalë me vajzat që del Xhoni. Nga ana tjetër, fronisti është shprehur se kjo është një garë ngaqë janë dy princa në këtë format dashurie.

Eni Shehu: Krist a e ke egon të madhe siç tha edhe Liljana? Cila është arsyeja që kërkon të dalësh dhe me vajzat që del Xhoni?

Julka Gramo: Bari i komshiut është gjithmonë më i gjelbër…

Kristi: Nuk është ideja aty, por jemi dy princa, historikisht ka garë.

Julka Gramo: Pse shkon direkt tek gara? Jepi kohë që të dalë me vajzat që i ka zgjedhur para teje. Është njësoj si koha televizive që ti i flet gjatë gjithë kohës Xhonit sipër. I merr kohën, i merr vëmendjen dhe mundohesh që ta shpërqëndrosh. Lëre të dali, ti zgjidh dikë tjetër.

Daniela: Kristi është lokomotiva e prishur e trenit të Xhonit, kështu që i bën zhurmë përherë mbrapa. Kështu më duket, vagoni më i shkatërruar i fundit.

Kristi: Unë dua të krahasoj takimin që do të bëjë Xhoni me Kleonën dhe takimin që kam bërë unë për shembull.

Julka Gramo: Pra, ti i nxjerr vajzat që t’i kesh në takim për këtë krahasimin, po bën eksperimente sociale?! Vera, vitin tjetër merre edhe producent, edhe autor programesh. Nuk më duket shumë etike.

Kristi: Unë nuk erdha këtu për të shitur etikë. Unë erdha këtu për të qenë vetvetja për të zhvilluar një lloj dinamike.

“Më pëlqen të shes dëngla”, Xheni për Kristin: Më ngacmon në prapaskenë, me fjalë dhe…

Kristi ka qenë sot në qendër të vëmendjes, ku ka debatuar me vajzat. Xheni në dhomën e kuqe ka thënë se Kristi atë e ngacmon në prapaskenë, por ajo thotë se nuk do ta pranojë në një takim pasi i pëlqen të “shesë dëngla”.

Gjatë emisionit Love Story Talk, Kristi nuk ka pranuar një gjë të tillë duke thënë se nuk e ngacmon fare Xhenin.

Xheni: Kristi, gjatë gjithë kohës në prapaskenë është duke më ngacmuar dhe duke më vëzhguar, atëherë çtë bëjmë jam një obsesion me sa duket. Nuk do e pranoja Kristin në rast se do më zgjidhte pasi kam qejf që të shes dëngla.

Kristi: Unë kam një lloj etike humane, unë kur futem në Klan i flas gocës që pastron me gjithë respektin. I flas recepsionistes. Nuk e di çfarë quan Xheni obsesion. Unë kam qejf që të argumentohet ajo.

Xheni: Shumë herë në prapaskenë Kristi më ngacmon me fjalë me shikime, unë nuk kam si ti filmoj dhe faktoj normalisht por thjesht janë gjëra që kanë ndodhur. Edhe Zhaklin ka qenë në një episod.

Por edhe pse konkurrentja përfshiu dhe Zhaklinën, opinionistja u shpreh se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk ka parë asgjë të tillë./tvklan.al