Mesazhi i koduar i ambasadores amerikane, Yuri Kim

Me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale gjatë orëve të pasdites së të enjtes, ambasadorja amerikane ka dalë publikisht kundër një marrëveshjeje kundër Reformës në Drejtësi.

Ambasadorja nuk përmend emra në mesazhin e saj, por ajo e quan atë një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Kim pranon se reforma është dhimbshme, e ngadaltë, madje e quan atë jo perfekte, por vazhdon se ajo është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, thotë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mesazhi i ambasadores vjen pasi kishte përshëndetur emërimin e tre prokurorëve të rinj të SPAK para Presidentit Ilir Meta. Vetë ambasadorja ishte në Presidencë këtë të enjte për t’u takuar me këshilltarin juridik të Presidentit, Bledar Dervishi.

Tv Klan