Fëmijët emigrantë që vijnë në SHBA po dërgohen në strehimore të ndryshme për fëmijët që kanë histori të ndryshme dhe që janë të detyruar të marrin medikamente.

Një padi e ngritur në Prill në Kaliforni pohon se fëmijët pa dokumente janë mbajtur dhe u janë injektuar medikamente pa pëlqimin e prindërve të tyre.

Disa nga këta fëmijë kanë përshkruar në gjykatë kushtet e vështira në të cilat janë detyruar të qëndrojnë në strehimoret e financuara nga qeveria ndërsa prisnin të mësonin nëse mund të qëndronin në SHBA.

Pretendimet më shqetësuese kanë dalë nga Qendra e Trajtimit Shiloh në Manvel, Teksas.

Një hetim i përbashkët i publikuar nga Reveal dhe The Texas Tribune të mërkurën deklaroi se objektit Shiloh i është dhënë 26 milionë dollarë fonde nga qeveria federale që nga viti 2013 për të strehuar fëmijët emigrantë.

Fëmijët kanë dëshmuar se u është që ilaçet ishin thjesht vitaminë dhe disa ishin të detyruar të merrnin deri në 18 tableta në ditë.

Shumica e medikamenteve të përmendura në dokumentet e gjykatës, duke përfshirë olanzapinë dhe kvetiapin, përdoren për të trajtuar skizofreninë, çrregullimet bipolare dhe depresionin.

Rastet e përmendura në padi duket se u paraprijnë titujve të mëvonshëm, që përshkruanin fëmijë të ndarë me forcë nga prindërit dhe mbajtja në kafaze.

Fëmijët e përmendur në padi janë të mitur të pashoqëruar duke u përpjekur të ribashkohen me njërin nga prindërit kujdestar në SHBA.

Qendra Mjekimi Shiloh nuk ka komentuar mbi padinë./tvklan.al