Presidenti Ilir Meta do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan.

Kreu i shtetit do të flasë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të rinj, që së fundmi është bërë shkak i akuzave të ndërsjellta mes tij dhe mazhorancës.

“Duke ju uruar një ditë të mbarë, dhe duke theksuar rëndësinë që ka krijimi i Gjykatës Kushtetuese, ju ftoj të lexoni arsyetimin e plotë ligjor të procedurës së ndjekur për plotësimin e vakancës, përzgjedhjen dhe emërimin e kandidates znj.Marsida Xhaferllari në këtë institucion shumë të rëndësishëm. Për më shumë detaje, ju ftoj të më ndiqni sot në mbrëmje në ora 21:00 në emisionin “Opinion”, të gazetarit të mirënjohur Blendi Fevziu”, thotë Presidenti Ilir Meta.

Mbrëmë, Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtaren e radhës në Gjykatën Kushtetuese, duke mos njohur në këtë mënyrë emërimin Arta Vorpsit në këtë detyrë fundjavën e shkuar. Në një konferencë për shtyp në orën 20:00 mbrëmjen e së mërkurës, Meta sulmoi edhe kreun e KED-së dhe diplomatë të huaj.

Për këto dhe më shumë, Presidenti Ilir Meta do të flasë në emisionin “Opinion” sonte në orën 21:00 në ekranin e Tv Klan! /tvklan.al