Ajo është një aktore mjaft e njohur për publikun shqiptar, por tani një yll ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 22-vjeçaren turke, Alina Boz. Ndoshta nuk e dini, por Boz ka lindur në Moskë, Rusi. Nëna e saj, Olga është ruse, ndërsa babai është turk. Ajo ka jetuar në Rusi deri në moshën 7-vjeçare, në vitin 2005 është zhvendosur në Stamboll për punën e të atit. Aty ka filluar shkollën fillore dhe ka nisur kërcimin e teatrin. Alina Boz është bërë e famshme nga roli i Hazall në serialin “Fate të kryqëzuara” të transmetuar në Tv Klan.

Së fundmi aktorja ka nënshkruar një kontratë me “Netflix” për serialin “Love 101” (Dashuri 101), i cili ka rezultuar i sukseshëm në sezonin e parë dhe tani kanë nisur xhirimet për një sezon të dytë.

Sipas mediave turke, aktorja nuk ka asnjë projekt të ri, sepse ajo nuk mund të ketë një bashkëpunim tjetër derisa të përfundojnë xhirimet e serialit të Netflix. Por, Alina Boz nuk ka një kontratë ekskluzive bashkëpunimi me Netflix dhe shpeshherë aktorët kombinojnë serialet dixhitale me ekranin tradicional të televizorit. Një rast i ngjashëm është aktori, Taner Ölmez, i cili paralelisht është në serialin “The Protector” dhe “Doktori i Mrekullive”.

Bashkë me aktoren pjesë e serialit “Love 101” janë edhe aktorët Kaan Urgancıoğlu, Pinar Deniz, Kubilay Aka dhe Mert Yazicioglu që janë pjesë edhe të serialeve televizive. Pra nuk është projekti që e ndalon Alina Boz të jetë pjesë e produksioneve të tjera, por mund të jetë një zgjedhje e saj personale ose një mungesë informacioni. /tvklan.al