Ka kaluar shumë kohë që kur çifit Harry dhe Meghan Markle njoftuan largimin e tyre nga familja mbretërore dhe qëkur janë shpërngulur në Kanada, jeta e tyre ka ndryshuar shumë. Tashmë, impenjimet e tyre janë më të pakta nga ato që ishin kur ende bënin pjesë në familjen mbretërore dhe duket se çifti dalëngadalë po fillon një jetë normale.

Harry dhe Meghan janë fotografuar për herë të parë së bashku në publik. Ata ishin kthyer sapo kishin përfunduar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara. Dyshja u pa, pa të voglin Archie ndërsa vëmendjen e mori fakti që ata ishin të buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Mesa duket vendimi për të hequr dorë nga titujt ka ndikuar më së miri për të jetuar sa më shumë në privatësi.

Klan Plus