Çfarë po ndodh me Merkel? Kancelarja gjermane dridhet në takimin zyrtar (Video) – TV KLAN

Çfarë po ndodh me Merkel? Kancelarja gjermane dridhet në takimin zyrtar (Video)

Në takimin zyrtar në Berlin me Presidentin e Ukrainës, Kancelarja gjermane Angela Merkel u filmua nga kamerat duke u dridhur. 64-vjeçarja po dridhej vazhdimisht teksa po ekzekutoheshin himnet kombëtare të dy shteteve. Pas videove që bënë xhiron e botës, Kancelarja Merkel reagoi duke u shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo tha se shkak i dridhjeve ishte dehidratimi. “Kam pirë të paktën 3 gota ujë, kështu që jam më mirë tani”, deklaroi Merkel. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Presidenti i Ukrainës, komediani Zelensky u shpreh se do t’i kishte ardhur në ndihmë Kancelares nëse do të ishte e nevojshme.

“Ajo ishte pranë meje dhe shumë e sigurtë”, tha ai me humor. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është një nga politikanet me më shumë influencë në Bashkimin Europian. Ajo ka njoftuar se nuk do të synojë më postin e Kancelares, dhe tashmë ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ndërsa në qeveri do të qëndrojë deri në fund të mandatit në vitin 2021. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*