Çfarë po ndodh me programin e Rudina Xhungës?



Çfarë po ndodh me programin e Rudina Xhungës?

19:11 01/10/2019

Rudina Xhunga, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku u pyet edhe për programin e saj “Dritare”.

Gazetarja tha se programi ende nuk ka nisur, por u shpreh besimplotë se do të vazhdojë përsëri. Ajo shtoi gjithashtu se do të donte të mos ndryshonte kanal televiziv, pasi nuk i pëlqen ndryshimet.

Rudina Magjistari: Aktualisht Rudina çfarë po ndodh me programin tënd, është ndërprerë këtë fillim sezoni?

Rudina Xhunga: Po, nuk ka nisur ende. Besoj do të vazhdojë përsëri.

Rudina Magjistari: Përsëri në të njëjtin kanal?

Rudina Xhunga: Do doja të mos ndryshoja, nuk e pëlqej shumë ndryshimin. Gjëja që pëlqej më shumë tek vetja është zhvillimi i asaj që bëj. Përmirëso veten, gjënë që bën, por mos ndrysho shpesh sepse hapësira e njëjta është. Tashmë njerëzit identifikojnë personazhet se sa emisionet.

Rudina Magjistari: Do të presim të shohim së shpejti atëherë, ky është lajmi sepse ishte një informacion që nuk e kishim.

Rudina Xhunga: Dritaren nuk e ndryshojmë asnjëherë, kemi hapur një dritare dhe duam të hapim edhe një tjetër për fëmijët, këtë kemi me qejf shumë që të bëjmë./tvklan.al



Të ngjashme