Padyshim që familja mbretërore në Angli është ndër më të komentuarat dhe lajmet që prodhohen për ta janë më të komentuarat.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për dukeshën Kate Midelton dhe Meghan Markel. Kohët e fundit ato janë bërë pjesë të mediave rozë për shkak të problemeve mes tyre.

Kate Middleton nuk e ka toleruar Meghan Markle edhe ditën e dasmës, kur kjo e fundit i ka folur shumë keq një pjesëtari të stafit të Kate. Dukesha e Cambridge mësohet t’i ketë thënë Meghan se është totalisht e papranueshme sjellja e saj me një anëtar të stafit. Sipas Daily Mail, aq shumë e ka stresuar Kate kjo situatë sa gjatë provës së fustanit në maj ajo ka shpërthyer në lot.

Olesia Leço e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan komentoi “përplasen” mes kunatave.

“Në të gjitha familjet e mëdha ka gjithmonë grindje të vogla dhe mbase kjo është e vërtetë. Por për aq sa hermetike janë muret e pallatit mbretëror është vështirë të dalë një lajm i tillë. Duhet thënë se ato janë personazhe të ndryshme, Kete është ajo më e qeta dhe Meghan është ajo që do të duket më shumë. Largimi i Meghan Markle dhe princit nga pallati mbretëror mendoj se ka diçka, por mund të jetë e përkthyer edhe sikur kërkojnë qetësi”,

tha Olesia Leço.

/tvklan.al