ÇFARE PO NDODH MES RAMES DHE METES?

Emision: 05.11.2018

Të ftuar:

Afrim Krasniqi – Analist
Ervis Iljazaj – Gazetar
Robert Rakipllari – Kryeredaktori i gazetës “Panorama”
Preç Zogaj – Analist
Çlirim Gjata – Avokat

Mos dekretimi i Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, kandidaturë kjo e rekomanduar nga kryeministri Edi Rama ka sjellë dhe përplasjen e dy institucioneve më të rëndësishme në vend.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Robert Rakipllari tha se burime të besueshme nga kabineti i Presidentit Meta i kanë thënë se Kreu i Shtetit është i gatshëm që në një mbledhje me dyer të mbyllura me Kryeministrin dhe parlamentin të japë arsyen pse nuk dekretoi Sandër Lleshin, arsye të cilën nuk mund ta ndante me publikun.

Kurse analisti Afrim Krasniqi tha se veprimi i Presidentit Ilir Meta, për mos dekretimin e ministrin Sandër Lleshi është i gabuar.

Afrim Krasniqi: Si ekspert unë di përvojën që ka ndodhur deri më sot. Të gjithë presidentët janë konsultuar me të gjithë juristët më të mirë që ka Shqipëria, komisionin e Venecias dhe në të gjitha rastet ka qenë përgjigje unanime që çështja e dekretimit të Presidentit është atribut formal i Presidentit të Republikës. Në rastin e Shqipërisë zgjidhja normale do të ishte që kryeministri mos e propozonte kandidaturën e tij nëpërmjet Twitter-it, por ti shkonte në zyrë Presidentit.

Blendi Fevziu: Çfarë do me thënë atribut formal?

Afrim Krasniqi: Nuk ta të drejtë ta refuzojë sepse po të kishte fjalën e shqyrtimi siç thuhet për funksionet e tjera, i lejon të drejtën për ta gjykuar. Në kemi disa funksione si për shembull rektori i një universiteti nuk ka të drejta të zgjedhe kandidatura, por vetëm e dekreton, e zgjedhin të tjerët.

Ndërsa eksperti Çlirim Gjata ndryshe nga Krasniqi tha se nuk është e përcaktuar qartësisht në Kushtetutë që Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të refuzojë kandidaturën.

*******************************

Vrasjen ne bllok, si e ka pershkruar prokuroria!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*