Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit. Ata vazhdimisht publikojnë në rrjetet sociale foto dhe video të ndryshme, ku në sy bie dashuria dhe harmonia në çift.

Por së fundmi përmes një postimi në Instagram, Vesa ka treguar edhe anën tjetër të martesës së tyre.

Këngëtarja dhe Big Basta janë “grindur” dhe kanë vendosur të mos i flasin njëri-tjetrit me gojë gjithë ditën.

Shkak janë bërë fotot, pasi duket se Vesa e ka munduar partnerin derisa t’i bëjë foton e duhur dhe mes tyre ka nisur debati.

“Tani nuk flasim gjithë ditën, jemi bërë nervoz, se kemi ndenjur disa minuta për të nxjerrë foton e duhur. Por kalon, i ka martesa këto peripeci”, shkruan Vesa bashkëngjitur fotove të postuara.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Big Bastës: Kur e qan hallin në Insta dhe merr pergjigje që të përkrahin është më keq për pozitën time si fotograf i mërzitur. Bravo, ma punove bukur. /tvklan.al