Para pak kohësh, Morena Taraku deklaroi se ajo për një periudhë të pacaktuar do largohej nga rrjetet sociale. Kjo sepse dëshironte të fokusohej tek familja e saj dhe qetësia shpirtërore.

Por kjo shkëputje e këngëtares nga rrjetet sociale nuk zgjati shumë, sepse përmes disa postimeve  të bëra së fundmi në rrjetet sociale, ajo i ka bërë jo pak konfuzë fansat.

Në një prej postimeve ajo i tregon se ndihet e zhgënjyer nga  ata persona me të cilët ka ndarë edhe ushqimin.

Ndërsa shkrimet e tjera ia kushton babait të saj dhe mes fjalëve lexohet shumë dhimbje, pendesë dhe zhgënjim.

/tvklan.al