Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një gropë sere në Zharrëz të Fierit, por që me shpejtësi po përhapet nëpër fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset, por banorët janë të alarmuar. Pranë vatrës ka shtëpi banimi edhe është kërkuar ndihma për shpëtim nga Emergjencat Civile.

Zjarrfikësja e parë që shkoi ka tentuar të lokalizojë flakët ndërkohë edhe banorët po ndihmojnë për mos përhapjen e zjarrit.

/abcnews.al