Apple pritet të sjellë ndryshime të mëdha në iPhone-t e vitit 2020. Veçantia e tyre është ofrimi i  rrjetit 5G. Viti i ardhshëm premton tre modele të ndryshme, të pajisura me modem 5G. iPhone-t e rinj do të kenë ekran OLED prej 5.4, 6.1 dhe 6.7 inç.

Kompania Apple është e vendosur për këtë veprim, pasi edhe konkurrenti kryesor Android po mbështet rrjetin 5G në segmentin premium. Analisti Ming Chi-Cuo shprehet se të tre modelet do të lançohen vitin e ardhshëm, por vetëm dy prej tyre do të vijnë në mbështetje të 5G.

iPhone-t që pritet të dalin në Shtator të këtij viti nuk do mbështesin këtë rrjet që mundëson shpejtësi më të lartë për telefonat celularë apo pajisje të tjera të lëvizshme. Aktualisht në Shqipëri kompanitë celulare kanë në zbatim teknologjinë 4G dhe është viti 2020 kur edhe në vendin tonë do të nisin procedurat për futjen në përdorim të teknologjisë 5G.

Klan Plus