Blerina Braka është një një këngëtare e njohur dhe e dashur për publikun. Prej më shumë se një viti, ajo është bërë nënë dhe e ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan, Blerina ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj dhe projektet e reja.

Këngëtarja është nënë e një djali që quhet Edeil dhe është 17 muajsh. Ajo ka pasur shkëputje disa mujore nga muzika, gjatë periudhës që është bërë nënë.

Shumë shpejt do inagurojë biznesin e saj të ri, në bashkëpunim me stilistin Joni Peçi që do të ketë në qendër fëmijët e vegjël, ku ofron çdo shërbim për ta, duke nisur nga pamja e jashtme e deri tek fotografitë.

Jam duke hapur një sallon bukurie për fëmijë. Aty përfshihen prerja, stilimi i flokëve, veshjet, fustanet që janë të dizenjuara nga stilisti Joni Peçi. Salloni përfshin edhe foto profesionale për fëmijë. Është bukur të merresh me fëmijët dhe ndoshta që kur u bëra vetë nënë e kuptova më mirë. Si fillim kam pasur një ide të vogël, po me mbështetjen e Jonit u ndjeva më e fortë dhe më e sigurt dhe e hodha hapin pa hezituar. Them që do dalë mirë, do ketë sukses./tvklan.al