“Çfarë po përpiqen të fshehin nga unë?”

Posta

“Çfarë po përpiqen të fshehin nga unë?”

13:25 21/10/2019

Protesta e gazetave

Gazetat më të mëdha australiane kanë bërë një veprim të rrallë për të treguar unitetin e tyre përballë asaj që e quajnë përpjekje të qeverisë për të kufizuar lirinë e shtypit.

Faqet e para të të gjitha gazetave më të mëdha në Australi janë hapur këtë të hënë me artikuj të censuruar, me shkronja mbuluar me të zezë dhe me një stampë të kuqe sipër ku shkruhet “sekret”.  

Protesta kundërshton ligjet e fundit të sigurisë kombëtare, për të cilat gazetarët thonë se kanë “mbytur” raportimin dhe kanë krijuar një “kulturë fshehtësie” në Australi.

Qeveria australiane tha se e mbështeste lirinë e shprehjes, por “askush nuk është mbi ligjin”.

Bastisja që policia bëri në muajin Qershor nga Australian Broadcasting Corporation (ABC) dhe News Corp Australia shkaktoi reagim të madh mbarëkombëtar.

Organizatat mediatike thanë se bastisjet erdhën pas disa artikujve mbi të dhëna të përftuara nga disa informatorë, një prej të cilëve fliste përpjekjen e agjencive shtetërore për të spiunuar qytetarët australianë.

Michael Miller, drejtori ekzekutiv i News Corp Australia, publikoi një imazh të të gjitha gazetave me “faqen e zezë” dhe i kërkoi publikut të pyesë qeverinë “Çfarë po përpiqen të fshehin nga unë?”/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi