Çfarë pritet të ndodhë më 2 Qershor



Çfarë pritet të ndodhë më 2 Qershor

23:20 13/05/2020

Mbrëmjen e kësaj e kësaj të mërkure, nga studio e “Opinion” në TV Klan, ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se pas datës 18 Maj, kur do të hapen baret dhe restorantet, parashikohet që të ketë më shumë lëvizje të qytetarëve.

 “Kemi projektuar që pas datës 18 kur të hapen baret dhe restorantet, të ketë më shumë lëvizje të brendshme, të qytetarëve shqiptarë, pra dhe hotelet, baret e restorantet të funksionojnë me turizmin e brendshëm dhe me turizmin e Kosovës, Maqedonisë, Greqisë dhe Malit të zi”.

Ministri Klosi u shpreh se parashikohet që data 2 Qershor të jetë dhe fillimi i këtij sezoni turistik.

Ajo me të cilën po punojmë dhe pothuajse e kemi realizuar, është që lëvizja me charter, pra me turistë të dedikuar, të fillojnë në datën 2 Qershor, të ulen turistë nga Polonia, Ukraina, Bjellorusia po ashtu dhe të jetë ajo fillimi i nisjes. /tvklan.al



Të ngjashme