Policia e Kosovës do të iniciojë rast ndaj priftit serb i cili e ka hequr flamurin kombëtar nga “Kulla e Vrojtimit” në Koshare. Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se në konsultim me prokurorin e rastit do të iniciohet rasti “krim i urrejtjes”.

“Patrulla policore para orës 15:00 ka shkuar ne vendngjarje dhe flamuri ka qenë i vendosur aty. Po pritet që hetuesit me dalë në vend ngjarje dhe në konsultim me prokurorin do të inicohet rast ndaj priftit për veprën penale ‘krimi i urrejtjes”.

Ai bëri të ditur se nuk ka të arrestuar lidhur me rastin. Tutje Xhurkaj shtoi se nuk dihet se kur është bërë kjo vepër./klankosova