Lot dhe emocione në studion e “Historia e Fundjavës” në Klan Plus. Pranvera Shaholli, familja e të cilës pak kohë më parë u ndihmua nga “Fundjavë Ndryshe” duke i dhënë një shtëpi të re, është surprizuar sërish nga Arbër Hajdari.

Pranvera ka sot tjetër arsye për t’u gëzuar. Ajo ka fituar një bursë të plotë studimi në UET, e cila i është dhuruar nga “Fundjavë Ndryshe”.

Por ajo çka e bën më emocionuese këtë bursë, është vetë emri që mban.

Arbër Hajdari: Unë sot doja që t’i jepja bursën e studimit, dhe ashtu siç e kemi deklaruar në Shtator, bursa që do të të japim quhet bursa Elsa. Ka këtë emër të një vajze që neve na ka ngelur peng për shkak se nuk jeton më. Ishte një vajzë e cila mësonte shumë dhe ishte me nota shumë të mira, perfekte në shkollë, dhe prandaj e kemi quajtur bursën Elsa.

Pranvera thotë se do ta shfrytëzojë më së miri këtë bursë. Ajo aspiron të bëhet menaxhere, madje e sheh të ardhmen e saj edhe jashtë Shqipërisë.

Pranvera: Kam shumë perspektiva. Meqënëse zgjodha dhe degën e menaxhimit, mendoj se e kam dhe në karakter, e mendoj veten një menaxhere të suksesshme, jo vetëm këtu por edhe jashtë.

Pas këtyre fjalëve të Pranverës, Arbër Hajdari u zotua se “Fundjavë Ndryshe” do t’i qëndrojë pranë dhe do ta mbështesë edhe nëse vendos që karrierën ta ushtrojë jashtë vendit.  /tvklan.al