Çfarë të dhënash ka prokuroria për Kryebashkiakun e Vorës?

Çfarë të dhënash ka prokuroria për Kryebashkiakun e Vorës?

23:00 17/09/2019

Partia Demokratike publikoi këtë të martë një dokument, ku sipas saj, Gjykata e Janinës konfirmon se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe se ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Gazetari Xhevahir Zhabina, në një lidhje të drejtpërdrejt në “Opinion”, tha se sipas informacioneve që ai ka, Prokuroria nuk ka të dhëna të tjera për Kryebashkikun e Vorës, përveç atyre të publikuara nga Partia Demokratike.

“Prokuroria e Përgjithshme nuk ka më shumë të dhëna se sa ka publikuar PD, të paktën kështu na është thënë nga Sektori i Dekriminalizimit. Pak a shumë është ajo që ka deklaruar PD. Aktualisht Prokuroria e Përgjithshme dhe konkretisht Sektori i Dekriminalizimit, është në pritje të letër porosive nga Greqia për rastin e Kajmakut, por edhe për rastin e dy kryebashkiakëve të tjerë. Por rasti i Kajmakut është pak më specifik se të tjerët, pasi ka dy momente që bën që të ngresh dyshime, apo mund të shtosh disa gjëra. Është rasti i adresës, i cili është ngatërruar për njoftimin e marrjes së shenjave të gishtave. Por edhe një moment tjetër që duhet ndalur në rastin e Kajmakut është mënyra e dhënies së shenjave të gishtave. Pasi në rastin e Valdrin Pjetrit, ai është paraqitur vetë në laboratorin e policisë për dhënien e shenjave të gishtave, ndërsa në rastin e Kajmakut Prokuroria i ka siguruar nga kompania që nxjerr pasaportat”.

Dhe duke u ndalur tek mënyra sesi Prokuroria i mori shenjat e gishtërinjve të Kajmakut, Zhabina tha:

“Prokuroria është justifikuar se i duheshin sa më shpejt shenjat e gishtave dhe mënyra më e shpejtë për t’i marrë këto shenja, ishte administrimi nga kompania e pasaportave. Mënyra e dhënies së shenjave të gishtave tek pasaporta, ndryshon nga ajo që merret në laboratorin e Policisë Shkencore, sepse në Policinë Shkencore ti duhet të japësh pëllëmbën e plotë, ndërsa tek pasaporta ti jep vetëm gishtin”./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori