“Çfarë të kam bërë? Qyqja se na dëgjon dynjaja…”

“Çfarë të kam bërë? Qyqja se na dëgjon dynjaja…”

22:58 13/04/2019

“Kujt i mungojnë meshkujt në jetë le të vdesë fare, kot ha bukë”.

Kështu tha mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” në Tv Klan aktorja e njohur Rita Lati, kur u pyet për meshkujt. Vajza e saj Roza Lati, e cila po ashtu ishte e ftuar në emision tregoi se kur festoi 25-vjetorin, nëna e saj i kishte thënë të mos shqetësohej nëse në jetë s’do ta duronte njeri. Sipas saj, aktorja i kishte thënë po ashtu që të lindë një bebe me fekondim dhe ta rrisnin bashkë.

Ermal Mamaqi: Ju keni thënë që nuk iu mungojnë meshkujt në jetë, me pak fjalë keni thënë: Kur do e gjen robi një mashkull. Po pse na shfrytëzoni kështu?

Rita Lati: Ermal kujt i mungojnë meshkujt në jetë le të vdesë fare, kot që ha bukë.

Roza Lati: Sido që të jetë, ka meshkuj për të gjithë. Rita Lati e mban mend se çfarë më ke bërë për 25-vjetor?

Rita Lati: Çfarë të kam bërë? Qyqja se na dëgjon dynjaja.

Roza Lati: Për 25-vjetorin tim pasi fika qirinjtë ndjeva një dorë të ngrohtë në shpatull. Ishte nëna ime, e cila më tha: S’ka gjë, po nuk të duroi njeri në jetë. Do bësh një bebe me fekondim dhe do ta rrisim bashkë.

Rita Lati: E kam thënë.

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi