Na ndajnë shumë pak orë nga ndërrimi i viteve dhe dilema se çfarë të veshim për të festuar Vitin e Ri sa vjen e shtohet. Midis shumë fustaneve, me dantellë apo temina, ajo që është një sfidë më vetë është dhe përzgjedhja e ngjyrës.

Fustani klasik i zi, i cili nuk del kurrë nga moda, tashmë mund të zëvendësohet më një tjetër ngjyrë, atë të kuqen. “I shkurtër apo i gjatë, mjafton që shkëlqimi i fustanit të kthejë vëmendjen nga ju”, shprehen stilistët e njohur.

Materiali velvet apo mëndafsh nuk ka shumë rëndësi. E kuqja e flaktë, ngjyrë rubin, apo në nuancën e panxharit, në stilin e viteve 70,  do t’ju bëjë të dukeni si një damë e vërtetë. Sigurisht kombinuar me një palë vathë flori, duke e bërë lookun tuaj edhe më perfekt.

Klan Plus