Kryeministri përcjell mendimin e aktores

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të përcjellë qëndrimet pro ndërtimit të Teatrit të ri nga personalitete të botës së artit. Këtë herë, Kryeministri sjell mendimin e aktores Ema Andrea.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan: “Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar”.

Por çfarë thotë Ema Andrea?

“Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?”, shprehet aktorja./tvklan.al